I preu rrugën me motomjet një makine në aksin Pogradec-Lin, plagoset rëndë turistja italiane
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Piskupat.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motomjet e për pasojë ka mbetur e lënduar drejtuesja e motomjetit që sipas policisë është shtetase italiane. Kjo e fundit mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.