I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit për Blendi Tetën
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaccëm per Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e shenuar në 27 gusht 2019.
Shkalla e tretë e gjyqsorit në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën aluzen se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.
Të akuzuar po ashtu nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.