I përfshirë në trafik kokaine/ Arrestohet me urdhër të SPAK Kreshnik Farruku

Një person i njohur për autoritetet si Kreshnik Farruku është arrestuar pak minuta më parë në Manzë të Durrësit nga forcat speciale, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Farruku, i cili ishte në arrest shtëpie pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Durrësit, është skeduar disa herë nga policia për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe dyshohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Farruku është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, ku akuzohet për përfshirje në rrjete të trafikut të drogës. Autoritetet shqiptare dhe italiane ishin në proces për procedurën e ekstradimit të tij drejt Italisë, por ndërkohë SPAK ka urdhëruar ndalimin e tij në territorin shqiptar.

Arrestimi i Kreshnik Farrukut është kryer nga forcat speciale pak minuta më parë, gjatë një operacioni të befasishëm në zonën e Manzës, Durrës. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të përballet me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe veprimtari të organizuar kriminale.

Hetimet po vazhdojnë nga SPAK për të zbardhur tërësisht rolin e tij në rrjetet e trafikut ndërkombëtar dhe lidhjet e mundshme me grupe të tjera kriminale. Ky arrestim përfaqëson një tjetër goditje të autoriteteve ndaj rrjeteve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.