I njeh mirë të dy skuadrat, UEFA zbulon gjyqtarin kryesor të finales së Champions League
Nga finalja e Botës në Katar tek ajo e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit.
Szymon Marciniak do ta mbaj mend gjatë këtë sezonal, me gjyqtarin polak që është zgjedhur nga UEFA për të vënë drejtësi në 90 minutëshin e Stambollit mes anglezëve dhe italianëve.
42-vjeçari do të gjykojë në finalen e Champions League, të shtunën e 10 qershorit, sfidë që do të luhet në stadiumin “Olimpik Ataturk”. Marciniak ka qënë tepër i përdorur në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ku ka vendosur drejtësi në 8 ndeshje, mes të cila ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Cityt dhe Real, si dhe dy përballje të Interit, ndaj Barcelonës dhe Portos.
Kjo do të jetë finalja e tij e parë në Champions League si arbitër, pasi shërbeu si gjyqtar i katërt në vitin 2018. Përballja mes Manchester Cityt dhe Interit do të kurorëzonte një sezon fantastik për dy skuadrat.
Anglezët duan të ngrenë lart trofeun për herë të parë në histori, objektiv që dy vite më parë e humbën vetëm në finalen e madhe. Ndërkaq, Inter e synon trofeun për herë të katërt dhe përmes fitimit të saj do të siguronte edhe pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.