Lezhë, i moshuari bie aksidentalisht në pus dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ku një i moshuar 73-vjeçar ka humbur jetën pas rënies aksidentale në një pus gjatë punës.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi P. M. po punonte pranë pusit kur dyshohet se ka rrëshkitur dhe ka rënë brenda, duke gjetur vdekjen.

Forcat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, ndërhynë për nxjerrjen e trupit dhe konfirmuan vdekjen e tij në vendngjarje.