I mori mjeti dhe ia shiti për 2 mijë euro? Sherri i Rezart Veleshnaj me shokun e tij dhe ndalimi nga policia, çfarë ndodhi me aktorin e humorit
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është ndaluar mbrëmjen e së enjtes nga policia. Raportohet se Rezart Veleshnja i ka marrë makinën shokut të tij për ta përdorur. Por, aktori i humorit nuk ia ka kthyer më dhe ia ka shitur dikujt tjetër për një shumë prej 2 mijë euro.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”,”– njoftoi policia.
Disa orë pas lajmeve, reagoi edhe vetë aktori, duke dhënë variantin e tij të historisë.
“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam për dorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, u shpreh Veleshnja në videon e tij, duke kundërshtuar kështu edhe policinë në njoftimin zyrtar që solli për ngjarjen.
Gjithçka duket se e ka zanafillën nga debati që Rezi ka pasur me mikun e tij pikërisht për makinën. Pas disa debateve që kanë pasur me njëri-tjetrin, ky i fundit ka vendosur që ta denoncojë për mashtrim.
Ndonëse qytetarët prisnin shumë prej tij, rrugëtimi i Rezartit në këtë format nuk zgjati më tepër se një muaj dhe u përjashtua me një “zarf të zi” nga “Vëllai i Madh”. Aktori, me figurën e të cilit shumë prej nesh janë rritur, u përjashtua nga ky reality show për shkak të shkeljes së etikës.