“I mblodhëm më në fund firmat“, Rama njofton mocion në Asamblenë e KiE për UÇK-në

Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në rrjete sociale ka njoftuar se Shqipëria ka mbledhur firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 në lidhje me akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës.

I mblodhëm më në fund firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore 

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare” shkruan Rama.