I maskuar me kapuç, rojet e burgut të Fushë-Krujës pikasin autorin e dyshuar por …
- 28 May, 2025
Detaje të reja rreth ngjarjes në burgun e Fushë-Krujës.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia besohet se do arrijë të bie në gjurmët e autorit që vendosi eksplozivin pranë gjeneratorit të këtij institucioni.
Në fakt, rojet e burgut kanë pikasur një kalimtar pak çaste pas shpërthimit në rrugën afër burgut, i cili ishte i maskuar me një kapuç në kokë.
Ai dyshohet se është edhe autori, pasi me të vënë re edhe prezencën e rojeve ka ikur me vrap.
Ende nuk dihet nëse është ai autori i vendosjes së eksplozivit në burgun e sigurisë së lartë të Fushë-Krujës.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ