I maskuar dhe i veshur me të zeza! Publikohet fotografia e të dyshuarit në vrasjen e Vlorës, lidhja me Roan Brahimin

Një person është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë.

Eris Mehmeti u ndalua pas hetimit të policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardh të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas policisë Eris Mehmeti rezulton të ketë patur shoqëri me Roan Brahimin.