I kërkuar nga Interpol Paris, arrestohet në Podgoricë 43-vjeçari shqiptar

Është arrestuar ditën e sotme i shumëkërkuari, shtetasi V. P., 43 vjeç.  43-vjeçari është  lokalizuar dhe arrestuar në në Podgoricë . Ai ishte në kërkim nga Interpoli.

Në kuadër të kryerjes së aktiviteteve me qëllim gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar, punonjës policie të ekipit NCB Interpol Podgoricë-FAST, kanë lokalizuar dhe privuar nga liria shtetasin shqiptar V. P 43 vjeç, në Podgoricë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga policia malazeze.

Bëhet me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Interpol NCB Paris.

Gjithashtu mësohet se 43-vjeçari ishte i dënuar me 4 vite burg për vjedhje në rrethana rënduese dhe pjesëmarrje në grup kriminal.