I kërkuar nga autoritetet belge për trafik droge, arrestohet shqiptari në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet belge, është arrestuar në Gjermani, mbrëmjen e së shtunës, gjatë një kontrolli të kryer nga Policia Federale në Ëaidhaus. Ai po udhëtonte në drejtim të Gjermanisë dhe paraqiti një leje qëndrimi gjermane të skaduar, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe anëtarësim në një grup të organizuar kriminal.

Pas arrestimit, ai u paraqit para gjyqtarit hetues dhe më pas u dorëzua në institucionin korrektues të Nurembergut, ku po pret ekstradimin në Belgjikë.