I kërkuan votën përmes shantazhit, procedohen 4 persona në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një rast të shtunë rreth orës 15:20 pas pranimit të informacionit se një qytetar është telefonuar dhe i është kërkuar që të votoj për një parti të caktuar ose ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.

Policia tha për mediat kosovare se dyshohet që thirrja ka ardhur nga Qendra për punë sociale në Zubin Potok.

“Pas bastisjes këtij lokacioni janë gjet prova që ndërlidhen me veprën penale, ndërsa me këtë rast 4 persona janë sjellë në stacion të policisë si persona të dyshimtë në lidhje me veprën ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’”, thonë nga Policia.

Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin janë dërguar në paraburgim për 48 orë.