I jepet lamtumira e fundit gazetarit Dashamir Dini
I jepet lamtumira e fundit gazetarit Dashamir Dini. Ceremonia e pritjes dhe përcjelljes u organizua në ambjentet e RTSH Shkodra.
Dashamir Dini ka qënë ish- drejtor, ish- kryeredaktor dhe ish- gazetar, Ai ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.
Për 22 vite, ai ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra në harkun kohor 2000- 2003 dhe 2017- 2021. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin dhe korrektësinë në detyrë. Një pasion i veçantë i tij, ishte letërsia, veçanërisht poezia, të cilën ai e bashkëndante shpesh here edhe në rrjetet sociale.