Emri/ I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fushë Krujës ku është gjetur i vetëvrarë një i dënuar. Sipar policisë i paraburgosuri Qani Muça 57 vjeç është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Ndërsa bëhet me dije se 57-vjeçari i akuzuar për armëmbajtje pa leje kishte tentuar të vriste inspektorin e IMT pasi i shembën shtëpinë në vitin 2022.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:


Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht.