I jep fund jetës Astrologu korçar, Jofiel Koço/Mister shkaku

Astrologu Jofiel Koço I jep fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga tarraca e një pallati 7 katesh në afërsi të Pazarit të Korçës. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se 45 vjeçari ka hipur mbi tarracën e pallatit ku dhe jetonte i vetëm dhe prej andej është hedhur duke rënë fillimisht në çatinë e një ndërtese e me pas në asfalt duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

45 vjecari ushtronte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh si dhe prodhime të tjera me pakicë të cilat i shpërndante në dyqanet e ndryshme të qytetit ku jetonte por Jofiel Koço njihej edhe si Astrolog, madje shpesh herë ishte pjesë e mediave të ndryshme televizive për leximin e yjeve Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak jo vetëm banorët por e tregtarët që operojnë në afërsi të këtij pallati.