I hodhi miell gardistëve dhe Sekretarit të Kuvendit, Noka: Maxhoranca nisi padrejtësinë, s’jemi fasadë!

Deputetët e opozitës kanë nisur ‘aksionin’, duke lyer me miell punonjësit e Gardës. Ishte deputeti Flamur Noka ai që iu hodhi miell punonjësve por edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj. Madje përfundoi dhe vetë duke u bërë me miell. Vetë Flamur Noka pasi i hodhi miell gardistëve, theksoi se ishte maxhoranca ajo që i hapi rrugë padrejtësisë. Ai tha se opozita nuk është fasadë e Ramës.

 

“Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë.”, tha ai.