I grabiti 400 euro me dhunë një punonjësi të lavazhit ditën e Vitit të Ri, vihet në pranga 19-vjeçari

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë pasi akuzohet për grabitjen e 400 eurove më 31 Dhjetor. I riu ia grabiti me dhunë paratë punonjësit të një lavazhi.

“I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, kapet dhe ndalohet 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës.

Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, por më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.