“I errësoheshin sytë kur…” Krimi shokues në Tiranë/ Bashkëshortja e Asim Gjonit zbulon arsyet e tragjedisë, konflikti për pronësinë dhe dhuna nga vjehrri
Bashkëshortja e Asim Gjonit, i cili humbi jetën pas një konflikti me babain e tij, 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen tragjike. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka shpjeguar se shkaku i konfliktit ishte kërkesa e motrës së bashkëshortit për letrat e banesës, një çështje që kishte krijuar tensione familjare.
Ajo tregoi se Hekuran Gjoni ishte një person që vuante nga alkoolizmi dhe shpesh herë kishte sjellje dhunuese. Sipas bashkëshortes, ky nuk ishte konflikti i parë mes babë e bir, pasi edhe 11 vjet më parë kishin pasur një mosmarrëveshje të ngjashme, por gjërat ishin sheshuar.
Bashkëshortja e Asim Gjonit tha se kishte qenë në punë kur mori lajmin për aksidentin e burrit dhe më vonë zbuloi përmes rrjeteve sociale tragjedinë që ndodhi. Ajo përshkroi një situatë të tensionuar, ku edhe motra e bashkëshortit kërkonte pjesën e shtëpisë që i takonte dhe kjo çështje kishte shkaktuar ndarje në familje. Gjithashtu, ajo theksoi se vjehrri i saj kishte qenë i pranishëm në momentin e tragjedisë dhe kishte pasur një sjellje të dhunshme për shkak të alkoolit.
Në një pasazh tjetër të intervistës, bashkëshortja e Asim Gjonit foli edhe për marrëdhënien e saj me kunatën, të cilën e cilësoi të tensionuar dhe përshkroi si një person që ka shkaktuar shpesh probleme brenda familjes. Ajo gjithashtu përmendi se pas ngjarjes, fëmijët e saj ishin të tronditur dhe kishin parë lajmin për vrasjen e babait në rrjete sociale.
Bashkëshortja e viktimës: Kam qenë me kolegët e punës në strugë, mbaj mend që më ka marrë goca e kunatit që ka ndodh një aksident, s’kemi diçka më mori më përcolli tek autobusi, do vinte t’u sillte brioshë fëmijëve dhe për të ikur në punë. Më thanë është në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Ngjarjen e pashë në rrjete sociale kur po vija rrugës, e pashë në media se çfarë kishte ndodhur. Unë nuk e di kush ka qenë i pranishëm, por thonë që ka qenë motra, mami dhe i ati. Me gocën s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. E njëjta situatë na ka ndodhur para 11 vitesh, ishin sheshuar gjërat, konflikti para 3 ditësh më kanë kërkuar letrat e shtëpisë së burrit, i kishim ne, do që pjesën që ka të vetën t’ja kalojë gocës, nuk e vë në dyshim, çështja pronësisë.
Burri ka qenë në punë, po punonte pjesë ndërtimi, ai gjithmonë e ka pas, futej tek prindërit pastaj tek shtëpia, është ulur duke biseduar, aty ka nis konflikti. Burri i ka gjet në bukë, vjehrri ka pas pirë gjithmonë, e ka pas të dhunshme i erreshin sytë, mund t’i kishte ndodh çdokujt, ai ça të kishte në dorë… pijen e kishte të dhunshme.
E ëma është në shtëpi, kunata nuk e di, ka qenë në spital se thonë që ka qenë në spital se thonë që është goditur. Para 10 vitesh ka qenë konflikti për pronësinë, është martuar, ndarë, ka lënë fëmijët rrugëve, është martuar, ndarë, është martuar 3 herë dhe është ndarë, ka 2 çuna jetojnë me të atin, donte t’i mbante vetë, njërin e ka në emigrim, tjetrin i ati, është tek 37 vjeç. Shtëpia ishte në emër të atit. Donte të merrte gjysmën e hyrjes, prindërit herë herë kanë qenë…kur vinte goca u ndryshonte mendjen, ndikonte.
Ajo e kishte këtë gjë që fuste njerëzit në sherr. E kanë bërë pijanec, të dhunshëm bashkëshortin. Çunat i panë në rrjete sociale, më thanë o mami ka vrarë gjyshi babin. Ka dhunuar bashkëshorten, dhëndrin. Me vjehrrën s’kam komunikuar, e ëma ishte këtu.