I dyshuari për atentatin e së dielës ndaj ish presidentit Donald Trump ishte një aktivist pro-ukrainas

I dyshuari për atentatin e së dielës ndaj ish presidentit Donald Trump ishte një aktivist pro-ukrainas.CNN shkruan se Ryan Wesley Routh 58 vjeç i cili u arrestua në Martin County është Ryan Wesley Routh jetoi në Karolinën e Veriut për pjesën më të madhe të jetës së tij përpara se të transferohej në vitin 2018 në Kaaaëa, Haëaii, ku ai dhe djali i tij drejtonin një firmë ndërtimi.

Routh postonte shpesh në mediat sociale për luftën në Ukrainë dhe kishte një faqe interneti ku ai kërkonte të mblidhte para dhe të rekrutonte vullnetarë afganë për të shkuar në Kiev për t’iu bashkuar luftës kundër agresionit rus.

58 vjeçari ishte një kritik i shpeshtë i Trump në mediat sociale. Në korrik Routh postoi në platformën X në lidhje me atentatin, duke inkurajuar Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris që të vizitonin të plagosurit. “Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë”, shkroi Routh. Routh gjithashtu u regjistrua si votues në shtet në vitin 2012 dhe votoi në zgjedhjet paraprake Demokratike të Karolinës së Veriut në mars të këtij viti. Të dhënat federale tregojnë se Routh ka bërë 19 donacione të vogla politike që arrijnë në 140 dollarë që nga viti 2019 duke përdorur adresën e tij në Hawaii në ActBlue, një komitet politik që mbështet kandidatët demokratë.

Raportet e hershme tregojnë se Routh  u akuzua dhe u dënua për vepra të shumta penale duke përfshirë mbajtjen e një arme. Sipas policisë, personi i armatosur synonte të qëllonte ndaj Trupit ndërsa ai luante golf.  Fusha e golfit u mbyll menjëherë pas të shtënave, ndërsa ish presidenti u zhvendos në një vend të sigurtë. Fusha ku ishte duke luajtur golf ish presidenti, ndodhet pak metra larg nga rezidenca e tij kryesore, Mar-a-Lago. Dy çanta shpine, një jelek antiplumb dhe gjithashtu një kamerë GoPro u gjetën në vendngjarje dhe oficerët kanë bërë të ditur se atentatori nëse do të kryente një sulm të suksesshëm do e filmonte momentin dhe do e postonte në rrjetin e tij social.

Djali i Ryan Wesley Routh e ka përshkruar atë si “një baba të dashur dhe të kujdesshëm dhe njeri të ndershëm punëtor”. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Florida. Nuk është njeriu që di të bëjë ndonjë gjë të çmendur, aq më pak të dhunshme,” u shpreh djali i Ryan.

Ky incident ndodh dy muaj pas atentatit të 13 korrikut në Pensilvani dhe vetëm më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, ku ai do të përballet me zëvendëspresidenten demokrate KamalaHarris.

 

 

 

 

 

 

Check Also

“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit teksa po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *