I dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, RENEA kontroll në banesën e Ervis Lamit

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit në zonën e Zall Mnerit.

Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit Lulzim Visha, por kishte dyshime se mund të ishte kthyer në banesë.

Policia është hermetike sa i takon provave që mund të kenë gjetur në banesën e Lamit. Sipas sistemit TIMS Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin. Megjithatë ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë.