I dyshuar për korrupsion pasiv, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin Alqi Bllako
SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendor. Ish-deputeti i PS rrëzikon një dënim prej 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Spak kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv”.
Vladimir Bezhani është punësuar fiktivisht dhe ka përfituar 7 milionë e 5 mijë lekë. Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për gazimin e pijeve për kompaninë e babit të tij nga kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.
Bllako ka ndihmuar për të bërë gati studimin e fiksibilitetit dhe ka mbajtur lidhje me shtetasin Klodian Zoto. Vladimir Bazhani, është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës nga Alqi Bllako. Bezhani ka ndihmuar pronarët defakto të kompanisë për ndërtimin e inceneratorit që në fazën fillestare deri sa është bërë propozimi i pakërkuar. Ky propozim është përgatitur nga Bezhani.
Po ashtu ka pasur edhe një sër dokumetacionesh të tjera në shërbim të kompanisë që fitoi koncesionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës. Gjithashtu edhe dokumentacionin për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie më qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pakërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese. Bllako i ka dërguar një përgjigjie këshillit të ministrave duke theksuar se ky propozim nuk do ti shkaktonte asnjë dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK provohet se Alqi Bllako ka marrë përfitim të parregullta në dy raste.