Pete Davidson dhuron orën 19 mijë euro për t’u pajtuar me mikun e tij, Colin Jost: “Ishte e pamenduar”
Aktori dhe humoristi Pete Davidson ka bërë një gjest të pazakontë për t’u pajtuar me ish-mikun e tij, Colin Jost, duke i dhuruar një orë me vlerë 19 mijë euro.
Dyshja kanë qenë më parë kolegë të ngushtë në Saturday Night Live, por miqësia e tyre 10-vjeçare u prish për arsye ende të paqarta. Sipas burimeve pranë Jost, konflikti mes tyre ishte aq serioz, sa ndikoi edhe në planet për rinovimin e një trageti të braktisur, që ata e kishin blerë bashkë për ta kthyer në një vend argëtimi.
Vetë Jost pranoi më herët se ky investim nuk ishte ideja më e mirë:
“Është blerja absolute më budalla dhe më pak e menduar në jetën time.”
Nga ana tjetër, Davidson, i cili së fundmi ka kaluar një transformim personal, ka vendosur të heqë pjesën më të madhe të tatuazheve të tij, duke lënë vetëm disa. Ai pretendon se ka pasur rreth 200 tatuazhe në total dhe është ende në procesin e largimit të tyre.