I dha celularin Veliajt, e pëson polici i burgjeve, merret i pandehur

SPAK merr të pandehur një punonjës të Policisë së Burgjeve, i cili i dha celularin e tij Erion Veliajt të komunikonte teksa e shoqëronte nga ambientet e paraburgimit për në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ndaj policit të burgjeve Fatjon Baçi rëndon akuza e futjes së sendeve të paligjshme në ambientet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Komunikimet nga burgu të Veliajt janë përdorur nga SPAK si një nga argumentet thelbësore për ta mbajtur atë nën masën e arrestit me burg. Nga qelia, SPAK thotë se kryebashkiaku orkestroi sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit të çështjes.

SPAK ndërkohë ka marrë të pandehur Veliaj, bashkëshorten e tij dhe 7 biznesmenë.