Detajet/ I dërgonte nxënësve SMS në WhatsApp jashtë orës së mësimit, si u zbulua mësuesi! Bledar Duro dyshohet se ngacmonte seksualisht 14-vjeçaret prej 1 muaji

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i mësuesit të shkollës 9-vjeçare në Korçë, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Raportohet se ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji.

Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas informacioneve nga burime policore, 45-vjeçari Bledar Duro u ka dërguar SMS-të nxënëseve kur ato nuk ishin në shkollë.

Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan të miturat që t’i drejtoheshin policisë së Korçës.

 

 

 

 

 

 

Bledar Duro u arrestua nga policia ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.