Në Tiranë është arrestuar 32-vjeçari Raikel Hyka, i cili ishte dënuar në mungesë, me dy vjet për burg për mashtrim.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Pas arrestimit, tashmë i riu do të përballet me drejtësinë shqiptare.
DVP Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Fraud”.
Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.
Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në lagjen “Komuna e Parisit”, u kap shtetasi R. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.