Gazmend Braka (Gaxhai) ditën e djeshme ka lënë për disa orë qelin, pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.
Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se ish-drejtuesi i një prej bandave të famshme të vitit 1997 është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë, ku, nën masa të forta sigurie, ka qëndruar për disa orë në fshatin e tij të lindjes, duke marrë pjesë në varrimin e motrës.
Informacioni për praninë e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar, ndërsa për prezencën e tij në fshatin Cerkovinë, për vetëm disa orë, informacionin e ka pasur vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Gjatë qëndrimit të tij në Cerkovinë, deri në largimin e Gaxhait, kanë qenë të pranishëm edhe forca të FNSH-së.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ