I dënuar më burgim të përjetshëm, pritet të ekstradohet nesër nga Koreja e Jugut, i shumëkërkuari Ervin Shahini
Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut dhe i shumëkëkruar nga Shqipëria pritet të ekstradohet ditën e nesërme në Shqipëri.
Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.
Ervin Shahini, vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.
50 vjecari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut.
Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumenta të falsifikuara.