I dënuar me 3 vjet e 11 muaj burg për trafik droge, kapet shqiptari i kërkuar në Itali
- 14 January, 2024
Një shtetas shqiptar i dënuar me burg në mungesë është arritur të kapet nga policia italiane.
Karabinierët e Pozzallos kanë arrestuar 59 vjeçarin shqiptar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Monzës.
Ndaj tij kishte një dënim në fuqi me 3 vjet e 11 muaj dhe për trafik droge dhe evazion fiskal, ngjarje të ndodhura në vitin 2014.
Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ