I dënuar me 3.4 vite burg, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë – Akuzohet për drogë dhe largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas njoftimit zyrtar, J. Ç., 27 vjeç, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Policia ka shoqëruar të riun për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa ai pritet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.