I dënuar me 16 vite burg për trafik femrash për prostitucion, pranga 47-vjeçarit në Rinas
- 14 February, 2024
DIBËR– Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas. Bëhet fjalë për Zabi alias Artur Fisniku, banues në Dibër, i cili rezulton i dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.
Ai është dënuar në vitin 2005 për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ