I dehur në rrugët e Korçës, 60-vjeçari humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në një nga rrugët e qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri ka qenë në gjendje të dehur dhe ka kaluar natën jashtë, çka mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë gjendjes së rënduar dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.