I dehur në motor, turisti belg përplaset me barrierat në Sarandë! Dërgohet në spital

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50 në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, në Sarandë.

Sipas informacioneve zyrtare, një turist belg 28-vjeçar, me inicialet Y.Z., duke drejtuar një motomjet tip “Dayang”, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka pësuar dëmtime në trup dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.