I braktisur nga të gjithë, korçari i paralizuar tre ditë pa buk

I lënë mes 4 rrugëve, Gëzim Salih nga qyteti i Korçës kërkon ndihmë.

Rasti është publikuar nga gazetari, Xhensil Shkëmbi, i cili gjatë bisedës tregon gjendjen katastrofike të kushteve ku jeton Gëzimi.

Ai është i vetëm dhe me njêrin krah të paralizuar.

Postimi i plotë:

“Kam 3 ditë pa ngrënë bukë”

Gëzim Salih (Pançoja) jeton në këto kushte mjerane, në qytetin e Korçës në afërsi të fakultetit të infermierisë

Jeta është treguar e padrejtë për të, gruaja e tij e la në emigracion për një shtetas grek, vajza e tij nuk kujtohet më për të, vëlla e motër nuk ka, e të vetmen shoqëri në jetë ka VETMINË E VARFËRINË

Si të mos mjaftonte, ai është invalid dhe njëri krah nuk i punon. Ka ditë ka ngrënë bukë, nuk ka drita në banesën ku jeton, nuk ka me çfarë ngrohet.

Çfarëdolloj ndihme që mund t’i jepni, është e vyer. Nuk ka telefon, por e gjeni ngjitur me fakultetin e infermierisë në krahun e majtë. E njeh gjithë lagjia!

https://www.facebook.com/share/v/enqj13xeKDDBhsZ1/