I biri iu var në pemë nga e dashura e tij, familjarët e Antonio Karafili në gjendje të rënduar emocionale

Për 7 vite më radhë familjarët e Antonio Karafilit kanë kërkuar drejtësi pasi kanë qenë të bindur se 18 vjeçari ka qenë i vrarë madje ata kanë patur dyshime të forta për ngjarjen, gjë të cilën e kanë bërë me dije publikisht.

Ditën e sotme ka qënë tejet e vështirë për të biseduar me të dy prindërit e Karafilit nisur dhe nga gjendja tejet e rënduar e tyre.

Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg restorantit të tyre në fshatin Voskopojë ku 18 vjeçari është gjetur i varur në një pemë.