I bie në kokë bojleri ndërsa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë
Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në zonën e Myslym Shyrit, ku viktimës i ka rënë në kokë një bojler që po përpiqej ta çmontonte.
Pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.