Mevlan Shaba ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që ish-partnerja e tij, Livia Brunga, ka marrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” për marrëdhënien e saj me ish-banorin e BBVK. Gjatë një debati mes Livias dhe Loredanës, kjo e fundit i përmendi lidhjen e Livias jashtë programit, duke e akuzuar se ishte e vetmja gjë që kishte për të ofruar për publikun.
Në mbështetje të Livias, Mevlan Shaba ka shkruar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën private të tjetrit. Ai theksoi se çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi për jetën e tij dhe se nuk mund të gjykohet për lidhjet që ka pasur jashtë BBVA.
“Askush nuk është i autorizuar të gjykojë jetën private të tjetrit. Kjo më bën të kuptoj që aftësia juaj për të qëndruar aty brenda është zero. A thua se ju jeni virgjëresha dhe nuk keni pasur ndonjëherë lidhje jashtë?” shkruan Mevlan. Ai gjithashtu i kërkoi Loredanës dhe të tjerëve të merren me veten dhe të mos i lënë njerëzit jashtë të shqetësuar për sjelljen e tyre brenda.
Marrëdhënia e Mevlanit dhe Livias ka pasur drama të shumta. Gjatë kohës që ai ishte brenda BBVK, ai mësoi se do të bëhej baba, por pas këtij lajmi, Livia publikoi një deklaratë në rrjete sociale ku akuzoi Mevlanin se e kishte tradhëtuar partneren aktuale me të.