I armatosur në automjet, 33-vjeçari fshehu pistoletën në çorape

Elden Dushku është 33 vjeçari i arrestuar nga Policia e Tiranës.

I riu nga Lezha po lëvizte i armatosur dhe me 3 plumba në karikatorin e pistoletës.

Nga pamjet e publikuara nga Policia shihet se Elden Dushku e kishte futur armën e zjarrit pistoletë brenda një çorapeje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri”,