I akuzuari për vrasje denoncon në GJKKO: Kam humbur 40 kg në burg, Nuredin Dumani shijon ‘Coca Cola’ dhe femra

Petrit Qoli, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të tij Nuredin Dumani, i cili nuk u paraqit në seancën e sotme për arsye shëndetësore. Nga qelia e tij, Qoli ka shprehur se ndihet i lumtur për veprimet e SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër ka theksuar se po detyrohet të bëhet vrasës si Dumani.

“Si çdo shqiptar dhe ata të diasporës, jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani, si vrasës me pagesë, shijon jetën jashtë dhe ne mbetemi të baltosur. Ai dëshiron Coca-Cola, palestër dhe femra. Ndërkohë, unë jam dobësuar 40 kg dhe mbetem në burg kot. Kam frikë se do vdes nga veremi, jo nga burgu. Ai është mongol leshator, dhe po të bëhem si ai, do vrasim 5-6 veta dhe do marrim 5 milionë euro për grupet”, tha Qoli.

Gjykata ka pezulluar afatin e paraburgimit për të akuzuarit deri në seancën e ardhshme, që do të mbahet më 4 mars.