I akuzuar për vrasje me paramendim, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Një 42-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pas një operacioni të koordinuar mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden.
I arrestuar në prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, V. K. alias V. K., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e ndodhur më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, ku, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin B. S.
Dënimi dhe akuzat ndaj 42-vjeçarit
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më 23 nëntor 2022, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
• “Vrasja me paramendim”
• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”
Ekstradimi i tij është rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane, duke finalizuar një tjetër operacion për kapjen e të kërkuarve për krime të rënda.