I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burgim.

Vendimi u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi. Ndërkaq është rrëzuar kërkesa e avokatëve të Belerit për perjashtimin e Daniela Shirkës. Në seancë ka pasur shumë interesim nga mediat greke dhe mbështetes të Belerit. Po ashtu nuk ka munguar edhe ambasadorja greke.