Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që çështja ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, të rikthehet për hetim në SPAK.
Sipas vendimit, SPAK ka afat dy muaj për të plotësuar hetimet lidhur me rastin. Deputeti Dogjani, pas seancës, deklaroi se “triumfoi drejtësia” dhe mbrojti pozicionin e tij ndaj akuzave.
SPAK ka ngritur dyshime se Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti, duke mos e përfshirë atë në deklaratat e tij të pasurisë. Çështja do të vijojë të hetohet nga organet përkatëse për të zbardhur rrethanat.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ