I akuzuar për drogë në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimin 26-vjeçari në Tiranë
Një 26-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, me qëllim ekstradimin në Itali.
I riu rezulton i akuzuar nga autoritetet e vendit fqinj për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Ndërkohë Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë-Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Milano”.
I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 26-vjeçar.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Rexhep Pinari” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., 26 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.