Hyrja në SEPA, Sejko: Kursejmë 20 milionë euro vetëm vitin e parë

Shqipëria do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të aplikojë për tu bërë pjesë e Sistemit Europian të Pagesave (SEPA).

Kjo vjen falë harmonizimit të plotë të kuadrit rregullator nga Banka e Shqipërisë siç është evidentuar edhe nga një raport i Bankës Botërore, ku cilësohet se vendi ynë ka plotësuar nëntë kriteret e nevojshme.

 

Guvernatori Gent Sejko shpreh se përfitimet e të qenurit pjesë e këtij sistemi janë të shumta për individët, bizneset, por dhe turizmin.

“Banka e Shqipërisë po punon shumë fort këto ditë për të arritur afatet e aplikimit.

Ne do duhet të dorëzojmë aplikimin tonë deri në fund të qershorit dhe besoj se dy – tre muaj pas aplikimit ne do të jemi pjesë e Sistemit të Unifikuar të Sistemit Europian të Pagesave.

Kjo është një përfitim mjaft i madh për individët, bizneset dhe emigrantët, gjithashtu turistët, pasi komisionet do të jenë më të ulëta, transaksionet më të shpejta, bizneset do të përfitojnë, importuesit dhe eksportuesit do të përfitojnë, por dhe individët, ne jemi koshientë, që kemi një numër të lartë individësh që punojnë në shtetet e huaja dhe sjellin të ardhura për familjet e tyre”.