“Hyji na dhuroi Markun”, Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë

Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen e tyre, me Enkel Demin që e ka konfirmuar diçka të tillë në rrjetet sociale.

Vogëlushi Mark ka ardhur në jetë këtë 24 dhjetor duke gëzuar gjithë familjen.

“Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”, shkruan ai.