Humbjet në Detin e Zi, Rusia emëron shefin e ri të Marinës (EMRI)

Rusia thuhet se ka emëruar një shef të ri në detyrë të marinës, pasi dominimi i tyre në Detin e Zi u sfidua vazhdimisht në sulmet Ukainiane.

Sipas mediave të huaja, Admirali Alexander Moiseev do të zëvendësojë Nikolai Yevmenov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Kjo vjen pas disa ditësh spekulimesh, të cilat Kremlini nuk i ka komentuar.

Një komandant dhe nëndetës i dekoruar, z. Moiseev u nderua me ‘Urdhrin e Guximit’ për pjesëmarrjen e tij në një operacion në Polin e Veriut në 1994.

Në vitin 2011, ai u bë Hero i Rusisë, titulli më i lartë nderi i vendit.

Ai ka përvojë të mëparshme në Detin e Zi, pasi është emëruar ushtrues detyre dhe më pas komandant i flotës atje.

Sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës kanë shkaktuar dëme të mëdha për flotën ruse në Detin e Zi.

Sulme të tilla kanë detyruar pjesë të flotës ruse të tërhiqen drejt kontinentit rus.