Humbja ndaj Brighton, Erik Ten Hag: Duhet të fokusohemi, kemi gjithçka në duart tona

Manchester United ndërlikon pozitat për një vend në Champions League.

“Djajtë e kuq” u mposhtën në frymën e fundit nga Brighton, që bëri surprizën dhe shpreson ende tek kualifikimi i parë në Kupat e Europës. Skuadra e Ten Hag u detyrua të largohej pa pikë nga fusha pas humbje 1-0. Një disfatë që dhemb pasi është e 8-ta në këtë sezon të Premier League dhe që mund të rezultojë fatale për rikthimin në grupet e Ligës së Kampionëve.

Goli i fitores së “pulëbardhave” erdhi vetëm në çastet e fundit të duelit, me MacAllister që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një rrjetë me tepër peshë pasi ky ishte goli më i dytë më i vonshëm në historinë e Premier league, pasi u realizuar në minutën e 98 e 16 sekonda. Rekordi mbahet nga Bruno Fernandez, i cili tre vite më parë shënoi konkretisht në portën e Brighton.

“Në aspektin fizik skuadra po kalon një moment fantastik. Në pesë ndeshjet e fundit kemi arritur 4 fitore dhe një barazim, një ecuri që tregon se po përmirësohemi. Por kemi ende shumë rrugë për të bërë. Duhet të qëndrojmë të fokusuar. Kemi gjithçka në duart tona” tha trajneri Ten Hag pas sfidës.

Një humbje që dhemb te United, që ka marrë vetëm një pikë nga tetë ndeshjet jashtë fushe kundër skuadrave që renditet në 9 pozicionet e para të renditjes. Në këtë aspekt, “djajtë” kanë ecuri të ngjashme me Nottingham Forest në këtë sezon.