Humbja ndaj Barcelonës, Real Madrid merr vendimin final për Carlo Ancelotti
Për të dytën herë në këtë sezon, Real Madrid po përjeton një krizë të vërtetë rezultatesh.
Humbja e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës ka lëkundur jo pak pozitat e trajnerit, Carlo Ancelotti. Gjithsesi, italiani nuk është në dyshim për tu shkaktuar pavarësisht kritikave të tifozëve madrilen. Sipas mediave spanjolle besimi te Ancelotti ka rënë nga humbja e dytë në “El Clasico”, por nuk ka asnjë qëllim për ta shkarkuar.
Hierarkia merr parasysh numrin e lartë të dëmtimeve, por është e qartë se Ancelotti ende nuk e ka gjetur recetën e suksesit, edhe pse janë ende në garë për titullin e La Liga.
Ksabi Alonso mbetet profili që pëlqehet shumë në ambientin madrilen, por çdo vendim për zëvendësimin e Ancelottit do të merret në fund të sezonit.
Spanjolli pret që të transferohet në “Santiago Bernabeu” në vitin 2026 kur edhe i skadon kontrata teknikut italian. Ancelotti është i vetëdijshëm se ditët e tij në kryeqytetin spanjoll janë të numëruara, megjithatë ajo që ka treguar gjatë karrierës së tij është qëndrueshmëria.