Humbja e thellë, PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka përdorur lobimin 6 mln dollarë për t’u ankuar në SHBA.Mësohet se PD ka përgatitur një raport paraprak për manipulimin e zgjedhjeve siç ato e cilësojnë, ndërsa kompania lobuese Continental Strategy e ka dorëzuar pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

“Në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar një mandat të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama e përdori sistemin e drejtësisë si armë kundër opozitës”

PD rendit të gjitha akuzat që prej ditësh i lakojnë në media për vjedhjen e zgjedhjeve, ndonëse nuk kanë publikuar asnjë provë edhe pse Berisha thotë se ka në duar mijëra dokumente që faktojnë farsën elektorale të 11 majit.

“ Në muajt e fundit para zgjedhjeve, represioni politik u përshkallëzua, i shënuar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosja e figurave të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri pa asnjë akuzë të provuar penale. Deputetë dhe kryetarë bashkish nga opozita u burgosën ose u intimiduan në shkelje flagrante të të drejtave politike themelore dhe normave demokratike”, thuhet në dokument.