Humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal/ Vdes tragjikisht 18 vjeçari
Një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, i ka marrë jetën 18-vjeçarit Arlis Troplini. Ai humbi kontrollin e automjetit të tij.
I riu mori plagë të rënda në aksidenti dhe nuk mundi t’i mbijetonte.
Viktima ishte djali i biznesmenit të njohur Fatos Troplini, pronar i disa bizneseve në Durrës. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur miq dhe të afërm, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
NJOFTIMI
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas. Materialet i kaluan Prokurorisë,” njofton policia e Tiranës.