Humbi kontaktet me autoritetet dhe guiden, gjendet pas disa orësh kërkim turistja austriake në Gadishullin e Karaburunit
- 4 January, 2025
Është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore turstja austriake e cila humbi në Gadishullin e Karaburunit. Gjetja e saj u bë pas disa orësh kërkime falë forcave të Policisë se Vlorës dhe specialistëve të ADZM.
Ajo është gjetur midis gjirit të Gramës dhe gjirit të Anglezit dhe po shoqërohet me gomonen e policisë drejt Vlorës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ